Një 21-vjeçar është arrestuar në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik pasi dyshohet se ka sulmuar disa zyrtar policor.
Në njoftimin për media thuhet se i dyshuari ka goditur zyrtarët policor me shqelma në pjesën e këmbëve pasi të njëjtit po tentonin të arrestonin, përcjell Arbresh.info.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohet. Po ashtu, ai ka pranuar se posedonte dy thika që janë gjetur në veturën e tij”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit B.M, 21 vjeç, për 48 orë.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...