Sulmohet seksualisht një femër në Gjakovë

09:59 | 28 Janar 2021
A Z

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për keqpërdorim seksual të një femre në Gjakovë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, raporton arbresh.info

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë i PK-së:

Gjakovë 27.01.2021 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme