Një person është sulmuar fizikisht nga dy burra para Gjykatës Themelore në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është dërguar në spital për trajtim, ndërsa të dyshuarit, pas ikjes nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar pas pak kohe.
“Rreth orës 12:30 policia është njoftuar se në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë në rrugë është një rrahje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar viktimë e lënduar. I njëjti është dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe i ka arrestuar dhe të njëjtit po intervistohen”, tha Gashi./Arbresh.info
Nottingham Forest shkarkon trajnerin e tretë këtë edicion
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...