Janë arrestuar tre persona në Skënderaj, një grua dhe dy meshkuj pasi që kanë ngacmuar me fjalë dy vajza të mitura, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ankuesi ka thënë se një grua ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeçe dhe aty kanë qenë dy të afërm të të dyshuarës.
Ata i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur që të martohen në moshë të re.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Skenderaj 02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...