Në komunën e Suharekës pritet shumë shpejtë të hapen vende të reja të punës. Behet fjalë për saktësisht 20 vende të reja pune e te cilat do të realizohen falë memorandumit të bashkëpunimit ndërmjetë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjensisë së Pyjeve të Kosovës (APK), për realizimin e projektit për punë publike në Agjensinë Pyjore të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.
Ai ka njoftuar se të gjithë të interesuarit kanë mundësi të aplikojnë në këtë projekt duke u lajmëruar në entin për Punësim në këtë komunë, ndërsa data e fundit për aplikim është 11 tetori.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/631078134244766
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...