Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, pas miratimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, të lëshuar nga NATO.
Sipas komunikatës, thuhet se Stoltenberg i ka konfirmuar Haradinajt se Këshilli Veri-Atlantik ka zhvilluar një diskutim fillestar rreth ligjeve të miratuara për transformimin e FSK-së.
“Sekretari i Përgjithshëm e njoftoi z. Haradinaj se, ndërsa mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli Veri-Atlantik do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në në vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.
Tutje theksohet se NATO do të vazhdojë me misionin e saj të KFOR-it për të siguruar ambient të sigurt në Kosovë.
“KFOR-i operon në bazë të mandatit të OKB-së dhe nuk do të preket nga ligjet mbi tranzicionin e FSK-së”, theksohet t’i ketë thënë Stoltenberg-Haradinajt./arbresh.info/
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...