Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk ka jug dhe veri dhe se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.
Stoltenberg ka rikujtuar se ekziston një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje dhe ajo duhet të respektohet, raporton Telegrafi.
“Kemi një marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit 2013 që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe ajo marrëveshje është ende valide dhe duhet respektuar”, tha Stoltenberg.
Sipas tij, shumë aleatë pajtohen se transformimi i FSK-së në Ushtri nuk është bërë në kohën e duhur.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë NATO do të mbetet në Kosovë me trupat e KFOR-it dhe është e bazuar në mandatin e OKB-së. Sipas tij, prezenca e KFOR-it ka pasur rol të rëndësishëm për stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin.
Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj një ditë më parë ka thënë se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...