Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve ka njoftuar qytetarët se nga sot janë anuluar të gjitha nisjet në relacionin Prishtinë – Beograd. Ky vendim ka ardhur pasi individë të papërgjegjshëm së fundi kanë blerë bileta dhe gjatë rrugës kanë kërkuar të zbresin nga autobusi, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Ky është njoftimi i plotë:
NPL “ Stacioni i Autobusëve ” SH.A, Prishtinë
Menaxhmenti i NPL “ Stacioni i Autobusëve ” SH.A, Prishtinë, në koordinim me Kompanitë e liçencuara nga MI (Ministria e Infrastrukturës) për bartjen e udhëtarve njofton të gjith qytetarët dhe të interesuarit e tjerë se anulohen të gjitha nisjet në relacionin Prishtinë – Beograd.
Arsyetim:
Për shkak të gjendjes së krijuar dhe sjelljeve të pa përgjegjëshme të disa individëve (të cilët blejn bileta futen në autobusë dhe gjatë rrugës kërkojn të zbresin ose nuk futen fare në autobus) me që rast krijojn situata jo serioze, shkaktojn çrregullim, krijojn edhe humbje për Operatorët Transportues.
Ky vendim fillon së implementueri që nga sot dhe do të zgjas deri në një njoftim të radhës!
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...