Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me Bashkimin Europian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga Burhan Kayaturk.
Në nisje të takimit, delegacioni u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama.
Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë në të gjitha aspektet e nivelet dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar me Asamblenë e Madhe Kombëtare, mes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe në nivele të larta.
Ndër të tjera gjatë takimit u diskutua edhe mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si objektiv strategjik kombëtar, dhe mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm anëtarët e grupit të miqësisë me Turqinë, deputetët Arben Pëllumbi, Bardhyl Kollçaku, Kreshnik Çollaku dhe ambasadori i Turqisë, Tayyar Kağan Atay./rtsh
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...