Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, vazhdoi procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, mungoi në seancën e sotme, meqë sipas avokatit të tij, Luka Mishetiq, ai ka pasur probleme shëndetësore dhe e kishte të pamundur prezencën në sallë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes prokurorit, tha se dëshmitari i 122-të, ishte arrestuar dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së, të cilët pretendohet se e kanë akuzuar se ishte spiun.
Në anën tjetër, Specialja vendosi për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte./rtk
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...