Specialja konfirmon se po kryen bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe lokacione tjera

08:27 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjykata Speciale e ka konfirmuar bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqi.

Nga Gjykata kanë thënë se bastisje po krihen edhe në lokacione të tjera, raporton Arbresh.info.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish’kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale