Deputetët e legjislaturës së nëntë do të përpiqen sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, i cili vazhdon të mbetet i bllokuar edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kanë dështuar të dielën, pasi asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme prej 61 votash për të udhëhequr institucionin më të lartë legjislativ të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi tre kandidatë për postin e kryeparlamentarit: Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha. Të tre kandidaturat dështuan. Murati mori 55 vota, Nagavci po ashtu siguroi 55 vota për. Kandidati i fundit, Dimal Basha, arriti të marrë 57 vota për, 25 kundër dhe 24 abstenime, por as ai nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë.
Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë. Pas dështimit të të gjitha kandidaturave, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet sot, të martën.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mbetet një hap kyç për funksionalizimin e legjislaturës së re dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të tjera./rtk
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës