Sot pritet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut në orë 17:00 në veri të Mitrovicës.
Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Shikoni më poshtë agjendën:
Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër, koha: 17:00, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Mitrovicë e veriut
Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:15
Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:30, përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut
Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimi e këmbësoreve do të ketë prononcim të përbashkët për media.
Ndryshe, nga LVV kishin bwrw tw ditur se dy ura të reja do të ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe forcimit të lidhjes mes pjesës jugore dhe veriore të qytetit.
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...