Komuna e Prishtinës sot ka organizuar ngjarjen për prezantimin e projektit të “Parkut Botanik”, një projekt që synon menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve në lagjen Kolovicë si dhe rigjenerimin e një zone të degraduar ndër vite në një Park Natyral Botanik.
Sipas njoftimit, ngjarja do të nis nga ora 16:00, shkruan Arbresh.info.
“Projekti është dizajnuar nga studiot prestigjioze ndërkombëtare Cityförster dhe BloomLandscape, ndërsa mbështetet me donacion nga Qeveria e Holandës.”, tha ai.
Agjenda e ngjarjes:
• Fjala hyrëse nga Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama
• Analizë e lokacionit dhe nevojat për intervenim nga z. Martin Sobota (Cityförster)
• Prezantimi i projektit ideor nga znj. Philomene van der Vliet (BloomLandscape)
• Pyetje dhe Përgjigje.
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali