Ende nuk ka koalicion mes LDK, AAK, Nismës dhe Listës Serbe
Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Grupit parlamentar tha se brenda ditës së sotme ose nesër presin formalizmin e koalicionit dhe pastaj do të procedojnë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës
“Po presim harmonizimin e koalicionit. Akoma nuk e kemi marrë mandatin prej Presidentit Hashim Thaçi. Ne akoma nuk kemi nënshkruar asnjë koalicion”.
“Shpresojmë se brenda ditës së sotme ose nesër të mbyllim çështjen koalicionit. Sapo ta përfundojmë koalicionin ne do të procedojmë seancë të re në Kuvend për votimin e këtij koalicioni qeverisës”, tha ai.
Gashi tha se edhe Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. /arbresh.info/
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...