Në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota pro, Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidente Vjosa Osmanin.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë.
71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kundërkandidatin, Nasuf Bejta nuk pati asnjë votë.
Pas zgjedhjes si presidente, Osmani mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit.
Në fjalimin e saj dha një porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.
Osmani nuk harroi ta përmend edhe ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, ku vlerësoi lart edhe veprën e tij, veprën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, të gjithë dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e të gjithëve për ta krijuar shtetin.
Pas fjalimit të Osmanit, seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës e cila filloi një ditë më parë, më 3 prill 2021, përmbylli punimet e saj./arbresh.info/


Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...