Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot do të mblidhet Kryesia e LDK-së për të caktuar mandatarin.
Mustafa pas takimit konsultativ që ka pasur dje me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit. Ne do ta kemi takimin e Kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, ka deklaruara Mustafa para mediave.
I pari i LDK-së ka thënë se nuk janë të etur për pushtet, por që duan ta marrin përgjegjësinë për shkak të qytetarëve.
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...