Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka dhënë detaje rreth kthimit të shtetasve kosovarë të ngujuar jashtë vendit. Abdixhiku ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të kthehen në Kosovë 120 qytetarë nga Turqia, derisa ka dhënë detaje edhe për fluturimet e tjera të planifikuara për këtë javë.
Në një konferencë drejtuar mediave, Abdixhiku ka thënë se gjatë kësaj jave do të kthehen edhe 50 qytetarë nga Gjermania të cilët kanë nevoja emergjente, 16 studentë të ngujuar në Çeki e Poloni dhe një punëtor kosovar i ngujuar në Liberi.
Abdixhiku ka thënë se numri i të kthyerve varet nga numri i vendeve të lira në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë.
“Numri i të kthyerve varet nga numri i vendeve të lira në Qendrën e Karantinës. Kam kërkuar nga Kryeministri dhe Qeveria që të shtohen vendet në karantinë. Secili i kthyer i nënshtrohet testeve. U kemi bërë thirrje që të gjithë shtetasve që kanë kushte qëndrimi të mos marrin rrugën për në Kosovë. T’u japim përparësi rasteve emergjente shëndetësore”, ka deklaruar Abdixhiku.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...