Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e dashura

07:40 | 24 Mars 2026
E.H

Ilaz Brahimi, i cili u qëllua për vdekje nga e dashura e tij, Ardita Gashi, në Majac të Podujevës, do të varroset sot, në orën 12:30 në varrezat e fshatit.

Ngjarja la pas tre viktima, përfshirë edhe gruan e axhës së dorasës, Miradije Gashi.

Të hënën ka ndërruar jetë edhe Ardita Gashi, e cila po trajtohej në QKUK.

Shpërndaje në rrjete sociale