Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave do të përmbyllet sot, pas shtyrjes së datës fillestare nga Qeveria e Kosovës me propozim të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Hasbije Qeriqi, zyrtare për media në ASK, tha për RTKlive se detajet në lidhje me regjistrimin dhe shifrat preliminare të këtij procesi do t’i paraqesin në konferencën për media që do të mbahet të hënën.
Nga faza e parë e regjistrimit numri i të regjistruarve ishte mbi 1 milionë e 400 mijë qytetarë rezident, por për shkak se një numër i madh i qytetarëve në disa komuna nuk kishin arritur të regjistrohen, afati u vazhdua për një javë.
Këtë herë në këtë proces kanë qenë të përfshirë edhe formularët e regjistrimit të dëmeve të luftës. Avni Kastrati, drejtor i ASK-së, në një intervistë të dhënë më herët për RTK-në kishte thënë se këta formularë do t’i shërbejnë institucioneve për dokumentim e analiza në të ardhmen.
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka filluar nga data 5 prill. Ai fillimisht ishte paraparë të përmbyllej më 17 maj, por pas kërkesave nga disa komuna afati është shtyrë nga ekzekutivi deri më 24 maj.
Sa i përket regjistrimit të Diasporës afati mbetet i hapur deri më datën 31 gusht dhe regjistrimi mund të bëhet vetëm përmes platformës online eDiaspora.
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...