Mjekët Kosovarë do të kenë rastin që të provojnë 10 pajisje ultrasonografike të teknologjisë së fundit. Nga 10 deri më 12 tetor në Prishtinë do të organizohet punëtoria demonstrative për përdorimin e teknikës së ultratingujve në mjekësi.
Kjo po mundësohet nga kompania GE Healthcare e cila është lidere në botë në prodhimin e sistemeve ultrasonografike. Përmes Yess Pharmas, mjekët kosovarë mund t’i përdorin këto pajisje në ‘workshop’-in treditor gjatë muajit tetor.
Dita e parë e këtij organizimi i kushtohet plotësisht Kardiologjisë, për të vazhduar me ditën e dytë me Radiologji dhe Imazheri të Përgjithshme dhe dita e tretë i kushtohet Shëndetit Femëror – Gjinekologji, Obstetrikë dhe Sëmundje të Gjirit.
Të ftuar në këtë demonstrim janë të gjithë mjekët që punojnë apo synojnë të punojnë me teknikën e ultrasonografisë. Pjesëmarrja është pa pagesë, teksa regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet në ditët përkatëse të mbajtjes së këtij ‘workshop’-i.
Organizatorët do të ndajnë edhe materiale tejet me rëndësi mbi këtë teknikë për pjesëmarrësit si dhe certifikata. ‘Sonostore 2015’ m bahet në Hotel Garden në Prishtinë, në një ambient komod demonstrimi. Ndryshe, pjesëmarrës në këtë organizim do të jenë edhe zyrtarë të ambasadave të huaja në Kosovë, përfshirë ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...