Ish-ministri i jashtëm sllovak dhe tani anëtar i Parlamentit Europian, Eduard Kukan, ka folur në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ishte njëri nga 22 eurodeputetët që nënshkruan letrën e hapur të Tanja Fajon nëpërmjet të cilës është kërkuar regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se beson që Komisioni Europian do të përmirësojë vendimin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së.
“Letra e hapur nga Tanja Fajon, unë dhe 20 kolegë deputet të parlamentit kërkojmë regjim pa viza për Kosovën. Ne besojmë që Komisioni Evropian do ta sjellë Kosovën më afër BE-së”, ka shkruar Kukan në llogarinë e tij në ‘Twitter’ .
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë