Ka dështuar mbajtja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku kishte të raportonte ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19.
Edhe pse ministri Zemaj kishte shkuar me kohë në këtë komision, ishin anëtarët e komisionit ata që munguan dhe nuk kishte kuorum për të vazhduar mbledhjen, raporton arbresh.info.
Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, tha se Zemaj ishte ftuar për të raportuar pas shtimit të rasteve të reja me COVID, por që anëtarët e komisionit nuk janë paraqitur.
“Ne sot kemi paraparë raportimin e ministrit Zemaj, si kryesues i Komitetit të vlerësimit të situatës emergjente me COVID-19. Duke parë përshkallëzimin e situatës me COVID-19 na ka bërë si komision që ta ftojmë në raportim ministrin Zemaj. Për shkak se nuk kemi kuorum, me keqardhje them që duhet ta ndërpresim këtë punë. Kërkoj nga anëtarët që herëve të tjera të tregojnë me kohë se kanë marrë ndonjë vendim partiak”, tha Reshitaj.
Në anën tjetër, ministri Armend Zemaj, tha se ishin të gatshëm që të raportojnë në këtë komision, ndërkaq ftoi të gjithë për respektim të masave./arbresh.info/
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...