Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë.
Në rendi dite komisioni kishte për shqyrtim planin e punës.
Kryetarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur të paarsyeshme mungesë e deputetëve.
Përderisa Kuvendi për të premten ka caktuar mbajtjen e dy seancave.
Seanca do të nis në orën 10:30, ku në rend dite është votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.
Ndërkaq, senaca e re do të nis në orën 11:00 me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni, si dhe atë të GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare./eo/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...