Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të lajmit ku kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka ka theksuar se nuk ka pasur urdhër arrest të lëshuar nga prokuroria për arrestimin e Albin Kurtit.
VV-ja përmes këtij reagimi ka theksuar se gënjeshtra e pushtetit nuk zgjati më shumë se një ditë.
“Sot vetë kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, pranoi që për arrestimin e Albin Kurtit nuk ka pasur urdhër arrest nga prokuroria. Kjo e vërtetoi edhe njëherë paligjshmërinë e arrestimit të Albin Kurtit dhe e vuri në pah se si ky në fakt ka qenë kidnapim prej policisë i një deputeti të zgjedhur nga populli”, thuhet në reagimin e VV-së.
Kjo lëvizje më pas ka theksuar se skandalet e tilla tregojnë që shteti është kapur nga dy partitë në pushtet dhe po përdoret në njërën anë për t’i liruar nga akuzat djemtë e kryeministrit dhe në anën tjetër për t’i persekutuar kundërshtarët e tij politikë.
“Vënia e policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë në funksion të mbrojtjes së “Zajednicës” është e papranueshme dhe duhet të ndalet. Sa më herët, aq më mirë. Nuk ka pushtet dhe polici që do të arrijë sukses në shtypjen e vullnetit të popullit për një Kosovë të lirë, sovrane dhe të zhvilluar”, thuhet në fund të reagimit
Arteta: Shpresojmë që kemi mësuar nga viti i kaluar, sepse i...
Kurti në takim e Sorensen, shpreh gatishmërinë për kthim të ...
Greqia goditet nga një tjetër zinxhir tërmetesh, panik te qy...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në Itali: Diplomaci intens...
Endrit Thaçi shprehet optimist nga Haga: Duke i numëruar dit...
Ilir Meta shkruan letër nga burgu: Vajza ime ka siguruar eks...