Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi përmes një konference për media ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të funksionalizoj Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.
“Kërkoj publikisht nga kryetarja e Kuvendit që në seancën e parë të Kuvendit të ketë parasysh emërimin e anëtarëve të ri të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës dhe funksionalizimin e këtij këshilli, sepse me këtë mosfunksionalizim Kuvendi po e legalizon shkeljen e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë Zymberi.
Ai ka shtuar se edhe në këtë rast politika është ajo që po ndërhynë.
“Nëse vazhdon kjo situatë siq është atëherë cila do të jetë përbërja e administratës ose cilësia e veprimeve ose respektimit të ligjit brenda institucioneve. Edhe këtu politika po e zgjat dorën në atë masë sepse nuk ju intereson fare sesa është dëmi por vetëm interesat e caktuar që të shkojnë njerëzit e përshtatshëm. Si sindikatë i bëjmë apelin e fundit Kuvendit që të merret me urgjencë kjo çështje dhe të funksionalizohet Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës”, u shpreh Zymberi.
Zymberi tha se breng tjetër e shërbyesve civil është edhe mospërfshirja e disave në pakon buxhetore të ndarë nga Qeveria me rastin e COVID-19.
“Vërejta e shërbyesve civil është edhe sa i përket ndarjes buxhetore me rastin e COVID-19. Kam kërkesë të vazhdueshme nga shërbimet sociale që kanë qenë duke punuar konstant dhe vendimi i qeverisë nuk i ka paraparë, janë dikur rreth 400 punëtorë që kanë punuar dhe nuk kanë marrë mjete, derisa shërbimet tjera kanë marrë komplet edhe ata që kanë qenë në pushime. Këtë shqetësim ja kom përcjell edhe ministrit të Financave Besnik Bislimi”, tha Zymberi, duke shtuar se shpreson që Qeveria do t’i kompensojë edhe këta punëtorë./arbresh.info/
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian