Kryesia e Sindikatës së RTK-së në përbërje të kryetarit Gëzim Bimbashi, nënkryetarit Sllavisha Jovanoviq dhe anëtarit të kryesisë Blerim Ruhani, sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me kushtet e rënda të operimit të Televizionit Publik të Kosovës. SPERTK kërkoi nga kryetari i Kuvendit që sa më parë të futet në rend të ditës ligji i ri për Radio Televizionin e Kosovës, i cili do t’i zgjidhte të gjitha problemet me të cilat përballet RTK-ja, duke filluar nga forma e pavarur e financimit, digjitalizimi, ndërtimi i objektit të ri e që për RTK-në janë çështje jetike të cilat do të garantonin, fillimisht pavarësi editoriale dhe kushte më të mira për kolegët tanë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, garantoi mbështetjen e plotë të Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së si dhe premtoi që së shpejti ligji i ri i RTK-së do të futet në rend dite për miratim në seancat e radhës.
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...