Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani shprehet se Serbia po ndjek një plan shkombëtarizues ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ndaj kërkon që qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
Gjatë një interviste për “Balkan Talks”, Sinani tha se pushtet i Aleksandër Vuçiç është politikisht pushtet “nacionalist”, kulturalisht është “neokonservator” kurse ekonomikisht “neoliberal”.
“Vuçiç fshihet pas imazhit pro evropian por realisht ushqen krijimin e një Serbie autoritare që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, deklaroi Sinani.
Për procesin e pasivisimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ajo thotë se Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar si “spastrim modern etnik me metoda administrative”.
Ajo nënvizoi se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2001 pas luftës për rikthimin e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq por po nxit largimin e tyre të mëtejshëm.
Bëhet fjalë për rreth 6 mijë shqiptarë që nuk rezultojnë më në regjistrat e Serbisë. Ardita Sinani thotë se ky proces është më dinamik në Medvegjë, tashmë në Bujanovç por po rriten rastet dhe në Preshevë.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...