Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Sezoni Veror” dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ që nga data 22.07.2022 fillon me një aktivitet shtesë në komunikacionin rrugor duke aktivizuar Njësitin e biçiklistëve.
Fushëveprim i kësaj njësie do të jetë kryesisht qyteti i Vitisë, me theks të veçantë pjesët më të frekuentuara të këtij qyteti.
Qëllimi i kësaj njësie do të jetë parandalimi i veprimeve kundërvajtëse në komunikacion, parandalim i aksidenteve sidomos të atyre me fatalitet, parkingjeve ilegale etj. me qellim që gjatë kësaj sezone kur është edhe frekuentimi më i madh i qytetarëve në qytet të u mundësohet pjesëmarrësve në komunikacion të qarkullojnë pa pengesa dhe vonesa.
Kjo njësi do të bëjë patrullime të vazhdueshme, të shpejta dhe efikase brenda qytetit gjë që mundësohet përmes mjetit që kjo njësi përdor.
Drejtoria Rajonale Gjilan është e përkushtuar që të jetë dhe veproj çdo herë në të mirë të qytetarit. /arbresh.info/

Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...