Siguria në komunën e Rahovecit vlerësohet e qetë

20:47 | 4 Nëntor 2015
M. A.

Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit Komunal të Rahovecit për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u raportua për sigurinë dhe për fillimin e vitit të ri shkollor 2014- 2015, duke u vlerësuar se situata e sigurisë në komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile.

Mbledhjen e ka drejtuar kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari Xhemali Haxhimustafa, dhe anëtarët e tjerë.

Bekim Vuçitërna, toger në Stacionin Policor të Rahovecit, duke raportuar gjendjen e sigurisë në komunë në dy muajt e fundit dhe ka thënë se sa i përket rendit dhe qetësisë publike, kemi vetëm një rast të prishjes së qetësisë publike, ndërkaq në vitin e kaluar kanë qenë tri raste, çka nënkupton rënie,

Togeri Vuçitërna në vazhdim thotë se brenga e qytetarëve mbeten qentë endacakë të cilët paraqesin rrezik permanent edhe për nxënësit, sidomos në orët e mbrëmjes, por projekti për strehimin e tyre është në vazhdimësi.

Kryetari Vehapi e vlerësoi raportin e Vuçitërnës, duke thënë se komuna është në vazhdimësi duke përcjellë dhe duke bashkëpunuar me Stacionin Policor në Rahovec, dhe në saje të k ëtij bashkëpunimi, situata e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Për fillimin e vitit shkollor 2014- 2015 raportoi Vjollca Vuçitërna, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, e cila thotë se fillimin e vitit të ri shkollor. Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitje të nevojshme për procesin e mirëfilltë arsimor, është përmirësuar infrastruktura nëpër shkolla, janë mbajtur takime me drejtorët e shkollave, është intervenuar në nyejt sanitare në të gjitha shkollat.

Duhet përmendur se këtë vit në shkollën profesionale është hapur edhe drejtimi i mjekësisë, ku është regjistruar një numër i konsiderueshëm i nxënësve

Shpërndaje në rrjete sociale