Përdorimi i lajmeve të rreme në mediat e shkruara për interesa personale dhe politike, ka krijuar dëme të mëdha veçanërisht në vendin tonë.
Elementi kryesor që e bën informacionin një lajm të rremë është mjeshtëria që ai të duket si lajm i vërtetë dhe që lexuesi mos të arrijë ta kuptojë që informacioni është i sajuar, shkruan arbresh.info.
Mentor Hoxhaj ekspert i sigurisë kibernetike dhe kundërvënies në Kosovë ka thënë për arbresh.info se mënyra më e lehtë për të parandaluar lajmet e rreme është që t’i klasifikojmë portalet në bazë të besueshmërisë dhe edukimi e mbështetja e FactCheckerKS-së do të ishte zgjidhja ma e mirë dhe e qëndrueshme për parandalimin e lajmeve të rreme.
“Duhet bërë dallimi në mes të fake mediave dhe mediave serioze. Edukimi, dhe mbështetja e FactCheckerve të pavarur do të ishte zgjidhja më e mirë dhe e qëndrueshme”, tha ai.
Sipas tij në muajt e ardhshëm në mënyrë të vazhdueshme do të kenë aktivitete në rritjen e mendimit kritik të qytetarëve sa i përket asaj që lexojnë, edukimin se si mund t’i identifikojmë lajmet e rreme dhe ku t’i raportojmë.
“Gjatë dy muajve të ardhshme në mënyrë të vazhdueshme do kemi aktivitete në rritjen e mendimit kritik të qytetarëve sa i përket asaj që lexojnë, edukimin se si mund t’i identifikojnë dhe ku t’i raportojnë lajmet e rreme”, tha Hoxhaj.
Ndërsa sipas ligjëruesit universitar, Musa Sabedini, mediat e shkruara duhet të vetëdijesohen të krijojnë grupe gazetarësh dhe ekspertësh për ta stopuar fenomenin e lajmeve fotografive dhe videove të rreme.
“Për mua është me rëndësi që në aspektin profesional portalet të vetëdijesohen, të krijojnë grupe gazetarësh dhe ekspertësh për ta stopuar fenomenin e fotografive të videove dhe materialeve të tjera, që në fakt e dëmtojnë rëndë gazetarinë e përgjegjshme”, tha ai.
Sipas tij, edhe vetëdijesimi i qytetarëve do të ishte me rëndësi pasi që qytetarët do të mundin të bëjnë dallimin ndërmjet lajmit të verifikuar e të vërtetë nga ai i rremë.
“Vetëdijesimi i qytetarëve do të ishte me rëndësi pasi që qytetarët do të mundin të bëjnë dallimin ndërmjet lajmit të verifikuar e të vërtetë nga ai i rremë. Vetëdijesimi i qytetarëve do të duhej të bëhej me anë të fletushkave dhe broshurave nga ekspertët e kësaj lëmie”, tha Sabedini.
Ekspertët e shohin mjaftë të rrezikshëm përhapjen e lajmeve të rrejshme, derisa parandalimi i përhapjes mbetet mjaftë sfidues./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë