Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e formularëve të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.
Por, edhe këtë vit po përcillet me parregullsi të shumta, shkruan arbresh.info.
Gjithë ky proces po konsiderohet si formalitet nga zyrtarët.
Kështu ka vlerësuar Mexhide Demolli – Nimani, drejtore Ekzekutive në Lëvizjen FOL.
Ajo në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se në gjithë këtë proces nuk ka evitim të saktë të pasurisë.
“Fatkeqësisht tash e sa vite deklarimi i pasurisë i zyrtarëve të lartë publik vazhdon të përcillet me parregullsi të shumta. E tërë kjo për faktin se ashtu si AKK edhe organet e hetuesisë vazhdojnë të mos marrin masat e duhura sa i përket verifikimit të pasurisë që zyrtarët e deklarojnë. Prandaj i tërë ky proces më shumë duket se ka mbet vetëm si formalitet që zyrtarët e kryejnë sesa një proces për evidentim të saktë të pasurisë së tyre”, ka thënë ajo.
Demolli – Nimani ka shtuar se gjithë kjo është pasojë e mosndëshkimit.
“Patjetër se është pasojë e mosndëshkimit. Ajo çfarë kemi parë deri tani si ndëshkim janë kryesisht gjoba për mosdeklarim të pasurisë. Por fatkeqësisht edhe ato gjoba janë minimale”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë gjithashtu se duhet të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të përmirësohet gjendja që është tani.
“Deklarimi i pasurisë konsiderohet si një ndër aspektet bazë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, porse aktualisht, mangësitë ligjore e bëjnë të pamundur luftimin efektiv të pasurisë së paligjshme të zyrtarëve të lartë.Në Ligjin aktual për deklarimin e pasurisë, mangësitë kryesore janë kufizimi i kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion në procesin e kontrollimit të pasurisë së deklaruar nga zyrtarët publikë, mosrregullimi i hetimit të origjinës së pasurisë, mungesa e konfiskimit të pasurisë së paligjshme si masë ndëshkuese dhe përkufizimi i qartë i personave të obliguar të deklarojnë pasurinë. Fillimisht duhet bërë ndryshimet ligjore të nevojshme në mënyrë që të përmirësohet gjendja që është tani”, ka shtuar ajo.
E para e Lëvizjes FOL ka shtuar gjithashtu se duhet ndryshuar edhe mënyra e përzgjedhjes së verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit?
“Patjetër që po. Kjo dhe shumë çështje të tjera duhet të ndryshohen përmes ndryshime ligjore që duhet të bëhen”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe, procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë.
AKK ka njoftuar gjithashtu se nga gjithsej 4721 e zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4625 zyrtarë të lartë publik ose (97.96%), duke përmbyllur kështu procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.
Nga numri i përgjithshëm prej 4721 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4625 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 63 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa 27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani./arbresh.info/
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...