Është shtyrë seanca fillestare ndaj Jon Hotit, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë.
Arsyeja e shtyrjes është mungesa e avokatit të të pandehurit, i cili ndodhet jashtë vendit dhe nuk ka mundur të marrë pjesë.
Lajmin e ka konfirmuar Elzana Kastrati, zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, e cila ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet më 27 maj në orën 10:00.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 19-vjeçarit Jon Hoti, nën dyshimin për vrasje të dyfishtë në Klinë, më 13 nëntor 2024.
Ai akuzohet se ka privuar nga jeta viktimat, Rexhep dhe Albison Shlivova./Arbresh.info
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar