Me moshën mesatare mbi 44 vjeç Policia e Kosovës ka pjesëtarët më të vjetër në rajon.
Mosprcedimi tashmë disa vite në Kuvend i ligjit për pensionim të parakohshëm të policëve të Kosovës ka ndikuar edhe në moshapjen e konkursit për pranimin e policëve të rinj.
Ky projektligj parasheh pensionimin e pjesëtarëve policorë në moshën 55-vjeçare dhe pensionin invalidor, por drafti ende nuk është proceduar në Kuvend për miratim për shkak të ankesave për mungesë buxheti.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës pranojnë se kjo çështje ende ka mbetur në procedim.
Në anë tjetër, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Ministria e Financave ia lënë përgjegjësin njëra-tjetrës në lidhje me mosprocedimin e kësaj çështjeje, shkruan tutje “Zëri”.
Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se duhet të ulet mosha e pensionimit dhe në Policinë e Kosovës të pranohen policë të rinj në moshë.
Policia e Kosovës: Projektligji për pensionim ende në procedim
Zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë thënë për “Zërin” se projektligji për pensionim të parakohshëm të policëve ka mbetur në procedim. Sipas tyre, kur do të ketë konkurs për policë të rinj do të bëhet publike më herët..
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...