Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka sulmuar ashpër partitë e pozitës, për mosfillimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për sot nga partitë e opozitës.
Hoti ka thënë se LDK’ja dhe partitë e tjera opozitare kanë qenë në pritje tërë ditën për fillimin e seancës.
Ai ka thënë se kreu i Kuvendit e ka për obligim kushtetutës që ta hapë këtë seancë, në të cilën është parapartë të votohet një rezolutë që do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të bisedonte me Serbinë për ndryshim kufijsh.
“Kemi qenë gjithë ditën në pritje… Tash është vonë”, ka deklaruar Hoti.
“Kjo seancë ende nuk është hapur nga kryetari i kuvendit, i cili e ka obligim kushtetues”, ka theksuar ai.
Hoti ka thënë se Veseli ka bërë shkelje të Kushtetutës, dhe të Rregullores së Kuvendit.
Ai ka akuzuar pozitën për “maskaradë gjatë gjithë ditës, me një seancë tjetër, për të formuar gjoja ekip negociator”.
“Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale, nga njerëz si Veseli, (Ramush) Haradinaj dhe (Hashim) Thaçi”, ka deklaruar Hoti.
“Bashkë me kolegë nga LDK’ja dhe grupet tjera opozitare, bashkë me qytetarët, duhet të mobilizohemi për t’i ndalur”, është shprehur ai.
“Nuk do ta lejojmë ndarjen e shtetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës