“Shtëpia e Pavarësisë – Dr. Ibrahim Rugova”, është vendi prej nga filloi projekti i pavarësisë dhe u vunë themelet e shtetit sovran të Kosovës, është shprehur sot, kandidatja e LDK-së për kryeministre, znj. Vjosa Osmani.
Nga kjo shtëpi u lidhën fijet e miqësisë së madhe me SHBA- të dhe vendet e tjera. Bota e njohu përpjekjen tonë për liri.

Tri postulatet e dt. Rugovës: Liri, pavarësi e demokraci duhen jetësuar në shtet të qëndrueshëm e demokratik.
Prandaj, na duhet demokraci efektive dhe vendosmëri për ta ndërtuar shtetin mbi themelet e vlerave qytetëruese perëndimore.
Dr. Osmani theksoi mirënjohjen e thellë të saj dhe të LDK-së ndaj të gjithë atyre që kontribuan në lëvizjen për pavarësi dhe anëtarëve të QIK-ut, nëpërmjet të cilit bota u njoh për përpjekjet tona për liri.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...