Shtatorja e Beg Rizajt e ngritur me zhurmë kritikohet edhe nga Shoqëria civile në Deçan

19:27 | 17 Qershor 2018

U vra më 2015 në konfliktin e Kumanovës, por shtatorja e Beg Rizajt është e vendosur në qendër të Deçanit.

Shtatorja e tij në stilin e heroit është vendosur me kërkesë dhe u financua nga veteranët e UÇK-së.

Ish-bashkëluftëtarët e Beg Rizajt e çmojnë lart luftën e tij për lirinë e Kosovës, raporton KTV.

Por, Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, e përcakton këtë si vepër penale dhe dënohet me burgim prej pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Kryetari i Deçanit e cilëson hero Beg Rizajn. Thotë se shtatorja nuk është financuar nga buxheti komunal.

Por, shoqëria civile në këtë komunë kritikon vendosjen e shtatoreve pa u përmbushur asnjë kriter.

Kryeministri Haradinaj për familjet e atyre që u vranë në konfliktin e Kumanovës, qëllimi i të cilit nuk dihet ende, kishte ndarë 290 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara