Shpërthim i fuqishëm në Turqi, ka të vdekur (Foto/Video)

08:46 | 17 Dhjetor 2016
M. A.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një autobus jashtë një universiteti në qytetin turk të Kayseri, duke lënë 25 persona të plagosur dhe një numër ende të panjohur të vdekur, raporton Reuters.

Shpërthimi ndodhi në një autobus i cili gjendej afër një universiteti në qytetin Kayseri.

Ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare për çfarë e shkaktoi shpërthimin, por një dëshmitar ka pohuar se ka shpërthyer një makinë e cila ishte afër me autobusin.

5854e991c461883a0e8b4577_1481960490-4466977 turqi_1481960497-6114402

Shpërndaje në rrjete sociale