Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke folur rreth publikimit të përgjimeve rreth aferës “Pronto II”, ka thënë se institucionet e Kosovës janë kapur nga klane kriminale dhe mafioze.
“Këto insituicone janë të kapura nga një klan mafioz, një klan kriminel, një klan që nuk ka respekt për qytetarët, që nuk respekton barazinë e qytetarëve, dhe që për qëllime të veta është e gatshme të shkel të gjitha parimet e mundshme”, ka thënë Ahmeti, transmeton zeri.info.
Ai ka shtuar se këto përgjime janë më serioze se sa po paraqiten.
“Nëse keni dëgjuar këto përgjime, 10 nga 1 mijë sosh, na dal se sistemi ynë politik është i kapur në çdo aspekt. Duhet ta kuptojmë se situata është shumë më serioze dhe pasojat janë shumë të mëdha”, ka thënë Ahmeti.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...