Shpend Ahmeti bashkë me Ministrin e PDK’së në ceremoninë për shkollën “Sami Frashëri”

13:47 | 17 Dhjetor 2016
M. A.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë pjesë bashkë me Nënkryetarin e PDK’së, Arsim Bajramin, në ceremoninë e shënimit të 75 vjetorit të shkollës së mesme “Sami Frashëri”. Komuna ka njoftuar se në ceremoninë ishte edhe Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci. Pavarësisht pjesëmarrjes së Ministrit të Arsimit, Komuna e Shpend Ahmetit s’e ka thënë asnjë fjalë për të.

Gjimnazi “Sami Frashëri” ka shënuar 75 vjetorin e themelimit.

“Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë sot shënoi 75 vjetorin e themelimit të tij. Përveç mysafirëve të tjerë në këtë shënim ishte edhe Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Kryetari Ahmeti uroi nxënësit dhe arsimtarët e gjimnazit, duke thënë se ky gjimnaz si institucioni i parë i arsimit të mesëm në Kosovë ka shërbyer si vatër e dijes për shumë gjenerata në Kosovë. Ai i përgëzoi ata për sukseset e shkollës dhe shfaqi bindjen për sukse të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shpërndaje në rrjete sociale