Jasemin Zverku, Valdet Brahmi dhe Adnan Ademi janë tre fituesit e parë të garës së vrapimit të oficerëve dhe nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe të Ushtrisë Amerikane për Evropë.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se aktivitetet e tilla po bëhen me qëllim të bashkëpunimit të FSK-së dhe Ajovës.
Përpos vizitave në shtetin e Kosovës po bëjmë edhe këtë kros 5km me sloganin “Së Bashku Për Paqe”. I falënderoj të gjithë ata që e kanë suportu krosin. Fituesit e garës do të shpërblehen me medale dhe çertifikata”, tha Demolli.
Zymer Halimi, gjeneral i Brigadës, tha se motoja e kësaj gare është ‘Së bashku më të fortë” , gjë e cila dëshmon më së shumti bashkëpunimin për paqe dhe punë të tjera së bashku.
Gjeneral i Ajovës, Timothy Our, tha se fuqia e shteteve tona është në zemrat tona.
Ai ka thënë se mezi pret që ti nderojë me medalje e certifikata fituesit.
Ai ka treguar se krosi realizohet nga sheshi “Skënderbeu”, deri në rrethin e qytetit te QKUK-ja.

Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë