Organizatat e shoqërisë civile KDI, D4D, D+, FOL dhe Çohu përmes një konference për medie kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta miratojnë Projektligjin për financimin e subjekteve politike.
Në emër të shoqërisë civile foli Eugen Cakolli, i cili tha se kjo është legjislatura e tretë që ky Projektligj sillet në Kuvend, por që ka dështuar të miratohet.
“Kuvendi i Kosovës pritet që sot të shqyrtoj miratimin e Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike. Sot është hera e tretë që ky projektligj kalon nëpër procedura ligjvënëse në parlament”, tha ai.
Sipas Cakollit, ky dështim ka cenuar transparencën dhe llogaridhënien financiare të subjekteve politike, teksa thotë se ato marrin 4.2 milionë euro nga buxheti i shtetit.
“Dështimi për shqyrtimin dhe miratimin e këtij ligji tejet të rëndësishëm ka cenuar vazhdimisht transparencën dhe llogaridhënien financiare të subjekteve politike të subjekteve politike, të cilat marrin çdo vit mbi 4 milion euro nga buxheti i shtetit, si dhe paraqet regres në zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA)”.
“Projektligji i ri për Financim të subjekteve Politike adreson në masë të madhe shqetësimet lidhur me mungesën e transparencës financiare të subjekteve politike. Me anë të këtij projektligji kompetenca për përzgjedhjen e auditorëve kalohet te Zyra për Regjistrimin e Partive politike dhe Certifikim, të cilës është siguruar një nivel i lartë i pavarësisë funksionalë dhe buxhetore”, tha Cakolli./arbresh.info/

Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...