Shoqëria Civile dënon fuqishëm aktet e dhunës në politikë

14:40 | 17 Tetor 2015
M. A.

Organizatat e Shoqërisë Civile, sot kanë dal me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës tregojnë shqetësimin e tyre me situatën politike të krijuar së fundmi në Kosovë dhe përshkallëzimin e saj të mundshëm.

“Në këtë kontekst, ne organizatat e shoqërisë civile, dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e dhunës të përdorur nga cilado palë e përfshirë në proces. Dhuna si mjet i veprimit politik është e papranueshme në sistemet me vlera demokratike”, thuhet në deklaratën për media të rrjetit të organizatave të shoqërisë civile.

Sipas tyre, mungesa e transparencës dhe gjithpërfshirjes në procese të rëndësishme për vendin, nuk duhet të jenë model i qeverisjes dhe vendimmarrjes institucionale në Kosovë.

Deklarata e Organizatave të Shoqërisë Civile, tutje thotë:
“Me qëllim që t’i jepet epilog gjendjes së krijuar, ne kërkojmë prej subjekteve politike si hisedarë në këtë proces, që të lëvizin nga pozicionet e tyre ekzistuese, të cilat përveçse nuk prodhojnë zgjidhje ato po përshkallëzojnë tensionin politik dhe e vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit. Gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike.

Thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike.
Po ashtu, ne kërkojmë që në këtë proces të përfshihet edhe presidentja e vendit si garantë e funksionimit kushtetues të institucioneve”.

Organizatat e poshtëshënuara:

EC Ma Ndryshe

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

OJQ Konsumatori

Lëvizja FOL

Iniciativa për Progres (INPO)

Klubi Avokues për Personat me Aftësi të Kufizuar

POLIS

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK)

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (KCIC)

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, Deçan

Syri i Vizionit (SiV)

OJQ – Zana

OJQ – Femrat Aktive të Gjakovës

OJQ – Piramida

Shpërndaje në rrjete sociale