Kryesia e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së ka lëshuar një reagim publik, ku thuhet se Qeveria dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka filluar t’i stopoj projektet dhe mbështetjen për Invalid të Luftës, projekte këto që janë realizuar çdo vit.
Kryesia e shoqatës së invalidëve të luftës se UÇK-së , i ka bërë thirrje publike Qeverisë dhe kryeministrit Isa Mustafa që t’i rishikoj qëndrimet injoruese dhe diskriminuese karshi invalidëve të Luftës.
“Me kryeministrin kemi kërkuar takime, por deri tani nuk është përgjigjur dhe kërkesat tona gjinden në zyrat e kryeministrit, andaj urgjentisht kërkojmë t’i realizoj kërkesat dhe projektet si vijon:
1.Kërkojmë vazhdimin e projektit faza e dytë për rregullimin e protezave të këmbeve, duarve dhe syve për invalidë të luftës dhe shërimi jashtë vendit për invalidë që kanë nevojë.
2.Për herë të parë qeveria juaj e stopoj projektin e dërgimit të Invalidëve të luftës në rehabilitim dhe pushime verore-detite cilët për dallim nga qeveritaret nuk e kanë luksinpor domosdoshmëri shkuarjen ne pushime verore.
3.Kërkojmë urgjentisht që në bazë të ligjit nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e Familjeve të Dëshmoreve dhe Invalidëve të nxirren aktet nen ligjore qe kërkohen nga ligji i lartcekur. Për mos realizimin e kërkesave tona Invalidët e luftës do të marrin hap tjerë”, thuhet në komunikatë.
Shkëlqimi i Diazit në Kupën e Kombeve të Afrikës, merr vëmen...
E rëndë në Prizren, vdes fëmija rreth 1 vjeç si pasoj e zjar...
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca...
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...