Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë është parandaluar futja e gjësendeve të kundërligjshme.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një bastisjeje në zonën sterile është parandaluar futja e sendeve të kundërligjshme në institucion. Aksioni u zhvillua në bashkpunim me institucionet e sigurisë dhe NJIK-un, i cili rezultoi i suksesshëm në ndalimin e këtij tentimi.”
Bëhet fjalë për tri pako me drogë, tre telefona dhe dy adapterë.
SHKK thotë se kanë nisur hetimet.
“Zyrtarët korrektues kanë identifikuan tri pako që përmbanin sasi të dyshuara narkotike, tre telefona celularë pa numra serik, dy iPhone, një Samsung, një Viko, si dhe dy adapterë telefoni. Për rastin janë njoftuar edhe policia, të cilat kanë sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet përkatëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.”
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...