Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ka qenë e paqëllimshme deklarata e saj lidhur me shkatërrimin e 900 bandave në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit.
Ajo thotë se gjatë një interviste për “Politico”, në mendje kishte rastet ku bandat serbe ishin të involvuara në krime, jo se sa banda ishin në fakt, njofton Klankosova.tv.
“Në intervistën që kam dhënë për ‘Politico’, janë bërë ndryshimet e nevojshme. Në fakt çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve, sepse siç e thatë edhe ju, bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste, qoftë të keqpërdorimit të votave, pastaj presionit të vazhdueshëm ndaj qytetarëve serbë, futjes ilegale të armëve në Republikën e Kosovës, dhunës ndaj qytetarëve, sulmeve ndaj gazetarëve. Vetëm sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it, i kemi 93 raste”, u shpreh Osmani.
“Kemi me qindra raste ku bandat serbe kanë qenë të involvuara në krime, kam menduar për rastet, dhe ka qenë shumë e paqëllimshme që është bërë. Është bërë ndryshimi i nevojshëm te intervista”.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...