Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit që dje ka marrë presidentja e vendit, Vjosa Osmani për të shkarkuar nga pozita që mbante në KQZ tash e sa vite, Valdete Dakën.
Në një shkrim në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.
“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog.
Të martën, Osmani vendosi për shkarkimin e Dakës. Shkarkimi i saj nuk u mirëprit nga shoqëria civile, e cila e akuzoi presidenten se vendimi ka qenë politik.Madje, është paralajmëruar se vendimi i Vjosa Osmanit mund të dërgohet për interpretim në Gjykatë Kushtetuese./arbresh.info/
Took note of @VjosaOsmaniPRKS decision to dismiss @KQZKosova chair & appoint a new one. Important that all procedures are in line w/ Kosovo law & that CEC independence is safeguarded 2 ensure professional & timely preparation of municipal elections & electoral legislation reform.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 15, 2021
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë