Komisioni për Integrim Evropian takohet me me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian
Ai ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare si ajo e Asociacionit duhet të krijohet dhe se është obligim i Kosovës që të nis implementimin e saj.
Ai para deputetëve ka thënë se nëse është nevoja edhe duhet të bëhen ndryshimet kushtetues qoftë në Kosovë ose Serbi, raporton Arbresh.info.
Për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shefi i BE-së në Kosovë, tha se ka lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës dhe se nuk sheh ndonjë ndalim për ngritjen e këtij mekanizmi.
“Kushtetuesja vetëm i cakton disa kufij, por në fund të vendimit thuhet që statusi i Asociacionit duhet t’i dërgohet Gjykata Kushtetuese. Pra, cili është statusi? Ku është statusi? Kosova duhet të angazhohet në këtë çështje. Ju vetë i keni nënshkruar marrëveshjet dhe përveç që është obligim ndërkombëtar është edhe obligim kushtetues i juaj. Askush nuk po ju shtynë me zor që të bëni diçka”.
Ai foli edhe për deklaratën e emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, që tha se është logjike që Kushtetuta duhet ndryshuar për të arritur marrëveshje ndërkombëtare.
Në fakt, në këtë pikë Szunyog pajtohet plotësisht.
“Kur negocioni marrëveshje ndërkombëtare atëherë këto janë marr ligjërisht obligative. Nëse negocioni marrëveshje dhe nënshkruani atëherë bëhen ligjërisht obligative. Pastaj, ju i keni mekanizmat e juaj se si i inkorporoni në legjislacionin tuaj. Normal që marrëveshjet kërkojnë ndryshime dhe s’po shoh diçka të keqe në atë që ka thënë Lajçak. Do të vjen koha që të dy vendet duhet të ndryshojnë kur të nënshkruajnë diçka”.
Këtë ide e kishte dhënë edhe emisari Special për dialogun, Miroslav Lajçak.
25 takimet e Lajçakut në Kosovë| Gjithçka çfarë u diskutua në takime
Gjermania lëshoi 100 mijë viza familjare këtë vit, Kosova dh...
Media britanike “Which?”: Shqipëria, ylli i ri i turizmit eu...
Të paktën 15 të plagosur në një sulm me thikë dhe acid në nj...
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje