Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se dështimi i presidentit Hashim Thaçi për të emëruara dhjetë anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor lë të kuptohet në publik se edhe ky institucion i pavarur i është nënshtruar ndërhyrjeve politike.
Në një komunikatë lëshuar për media, Ambasada e SHBA-së kanë kërkuar nga Thaçi që menjëherë të emërojë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, në mënyrë që ky institucion t’i kthehet punës normale.
Ambasada thekson se si pasojë e kësaj vonese ndër të tjera kanë mbetur pa e marrë detyrën edhe 30 asamblistë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendi të Republikës së Kosovës.
Kjo është deklarata e tyre pa ndërhyrje:
“Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës. Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike. E nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...