Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Italisë dhe Kosovës në gjitha fushat dhe u shpreh nevoja që ato të intensifikohen me bashkëpunim të ndërsjellët kulturor.
Ambasadori i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, e falënderoi ministrin Shala për pritjen, dhe u shpreh se kjo vizitë bëhet në kuadër të vizitave njohëse me Institucionet e Kosovës, dhe shtoi se MKRS-ja është shumë e rëndësishme për një vend si Italia, që është një fuqi e madhe e kulturës.
Ai më tej u shpreh se ndërmjet dy vendeve ka marrëdhënie të shkëlqyeshme në gjitha fushat, duke u shtuar se është në interes që në fushën e kulturës marrëdhëniet të avancohen në një nivel më të lartë.
Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja ka iniciuar procedurat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Kulturor me Italinë, dhe ky akt do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, ministri Shala shtroi nevojën që Kosova të përfitojë nga Italia në fushën kulturës, të trashëgimisë kulturore, të restaurimit dhe të filarmonisë, sektorë këto të rëndësishme, ku përvoja e Italisë do të ishte tejet e dobishme.
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella